Magazinim dhe ruajtje
Kurseni para dhe përmirësoni menaxhimin e kapaciteteve duke përdorur zgjidhjet e magazinimit nga Gers Shpk.
Magazinim
Në Gers Shpk, ne e kuptojmë se një nga çështjet më të rëndësishme që duhet të përballen klientët tanë është ruajtja dhe trajtimi i mallrave. Ne jemi specialistë me përvojë në transportin e produkteve nga një vend në tjetrin në kohën e duhur dhe ruajtjen në mënyrë të sigurt. Ne ndihmojmë duke ofruar magazina me qira kompanive tregtare që zgjedhin të bëhen partnerët tanë.
Jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha opsionet e ruajtjes dhe magazinimit për klientët tanë. Ju ofrojmë magazina të sigurta për përdorim komercial, ruajtje të paletave si dhe një objekt të plotë grumbullimi dhe paketimi.
Shërbimet e marrjes me qira dhe ruajtjes në magazinë
Për shumë kompani të sektorëve të ndryshme në Shqipëri, magazinimi është thelbësor për të siguruar menaxhim efektiv të zinxhirit të furnizimit. Tendencat e fundit tregojnë se bizneset po bëhen më të kujdesshme për të investuar shuma të mëdha kapitali për të administruar pronat e tyre dhe kjo ka çuar në rritjen e popullaritetit të marjes me qira dhe jo blerjes.
Nëse jeni duke kërkuar për një ambient zyre me qira në Shqipëri, atëherë edhe marrja me qira e magazinës është alternativa më e mirë. Në Gers Shpk Ne ofrojmë magazina të gjera me qira për të gjitha llojet e kompanive. Na kontaktoni për një konsultim rreth nevojave tuaja.