Trajler të plotë (FTL)

Transport i shpejtë dhe i sigurt në të gjithë Evropën.

Shërbimi që kërkon trajler të plotë (FTL)

Transporti i produkteve/mallrave në sasi të mëdha me Gers Shpk nuk mund të jetë më i thjeshtë se me shërbimin tonë FTL. Të gjitha opsionet që ofrojmë për shërbimin transportit të ngarkesave që kërkojnë hapësirën e plotë të kamionit, janë përshtatur plotësisht për nevojat tuaja. I gjithë procesi menaxhohet nga fillimi deri në fund nga profesionistët tanë të klasit botëror, duke përdorur flotën tonë moderne.

Çfarë është ngarkesa e plotë e kamionit (FTL)?

Mënyra e trajtimit të ngarkesave varen nga madhësia e tyre. Një ngarkesë mund të transportohet vetëm me FTL nëse është e përmasave të mëdha. Ky është një opsion i mirë për dërgesat me distanca të gjata dhe mallrat në sasi të mëdha apo me rrezik të lartë. Ngarkesa e hapësirës së plotë të një kamioni është më pak e rrezikshme sepse dërgesa juaj do të mbetet në të njëjtin kamion gjatë gjithë udhëtimit. Kjo metodë transporti është më e sigurt, më e shpejtë dhe me kosto më efektive.

Gers Shpk ofron flota automjetesh moderne për transportin e ngarkesave nga pikënisja e deri në dorëzim. Ne gjithashtu ofrojmë mundësi transporti ekspres dhe në mbarë Evropën. Me ne ngarkesa juaj do të mund të dërgohet shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Ekipi ynë i besueshëm i shoferëve është efikas dhe ka një përvojë të pasur. Kjo do të garantojë që dërgesat tuaja të marrin kujdesin dhe vëmendjen e duhur.

Shërbimet tona të transportit dhe shoferët tanë kanë në përdorim një shumëllojshmëri kamionësh që mund të transportojnë dërgesa delikate dhe ngarkesa nga më specifiket. Ne jemi gjithmonë në gjendje t’ju ndihmojmë me çdo kërkesë të veçantë. Profesionistët tanë janë në dispozicion për t’ju ndihmuar me të gjitha ngarkesat, pa marrë parasysh se çfarë produkti është.

FTL

Trajler i Plotë

Ngarkesa që zënë të gjithë hapësirën e kamionit ose kufirin e peshës

LTL

Trajler i pjesshëm

Për dërgesat që nuk kërkojnë të gjithë hapësirën e një kamioni

Shërbime të tjera

Ke një pyetje?

Dërgo mesazh